Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajte takimin e parë të rregullt për vitin 2016 të KKSB-së .
Fillimisht kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,e hapi këtë takim dhe e hedh në aprovim procesverbalin nga mbledhja e fundit e mbajtur në vitin 2015 i cili u aprovua unanimisht nga të pranishmit .
Gjatë këtij takimi kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , e trajtoj çështjen e sigurisë në komunën e Deçanit , me theks të veçantë për arrestimet e ndodhura në afërsi të Manastirit të Deçanit. Lidhur më rastin në fjalë të pranishmit e këtij takimi i ka njoftuar në vija të trasha Tog/Sejdi Dobraj , komandant i Stacionit Policor në Deçan,lidhur më rasti mbase ky rast është në procedim të hetimeve dhe konstatoi se për hir të ruajtje së procesit të hetimeve i cili është në kompetencë të organeve përkatëse vetëm mund të them se nuk kem të bëjmë më ndonjë veprim terroristë apo sulm ndaj Manastirit të Deçanit , konkretisht ka të bej me katër persona te arrestuar që nuk janë nga komuna e Deçanit ndërsa të arrestuarit janë cilësuar për armë mbajtje pa leje .
Pas disa diskutimeve nga përfaqësuesit e KKSB-së, kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, bëri një konkludim për rastin e lartcekur me këtë raste kemi të bëjmë më një laramani të lajmeve nga mediat elektronike dhe të shkruara e që në realitet nuk qëndron ajo prandaj konstatoi se Manastiri i Deçanit, është i sigurt ,me prezencën e KFOR-it të Policisë së Kosovës dhe vet qytetarëve të Komunë së Deçanit, të cilin e kanë respektuar gjithherë dhe vazhdojnë ta respektojnë këtë tempull fetar. Këtë konstatim lidhur më këtë rast e përkrahen të gjithë të gjithë anëtaret e KKSB-së që ishin të pranishëm.
Nga anëtarët e KKSB-së , si shqetësim është mbarëvajtja e nxënësve shtëpi-shkollë në aksin rrugorë Deçan-Gjakovë deri tek shkolla SHFMU,,Lidhja e Prizrenit’’ ku mungon trotuari dhe nxënësit rrezikohen nga shpejtësia e makinave dhe pakujdesia gjatë vozitjes .
Lidhur me këtë shqetësim kryetari i komunës premtoi se me projektin ne zgjerimin dhe asfaltimin e këtij aski rrugorë edhe ky problem do të përfundoi për një lëvizje më të sigurt të nxënësve dhe qytetarëve.
Gjatë këtij takimi z.Adem Lushaj, shprehi dy shqetësime që kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ti gjej mundësit buxhetore për kompozimin e anëtarëve të KKSB-së sepse nga viti 2010 janë anëtar vetëm në baza vullnetare ndërsa kompensimi i tyre parashihet me proceduar ligjore. Gjatë këtij takimi sërish është kërkuar nga policia e Kosovës që të jen prezent në rrugën ,,Haki Povataj ’’ dhe sheshin ,,Mentor Tolaj’’ gjatë ndërrimit të orarit të nxënësve të dy shkollave të mesme ku mbi` 1500 nxënës frekuentojnë këtë rrugë ne të dyja ndërrim