Sot filluan punimet në fshatin Strellc, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.
Ky projekt shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët tanë. Me realizimin e tij, do të asfaltohen segmente rrugore të cilat lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen dhe rrisin sigurinë për të gjithë qytetarët.
Me këtë investim përmbyllet me sukses asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatrat dhe lagjet e Komunës së Deçanit, një zotim që tashmë po bëhet realitet.