Në komunën e Deçanit ka nisur korrje – shirjeve. Ky është një moment i rëndësishëm për fermerët tanë, të cilët përmes përkushtimit dhe punës së palodhshme po korrin frytet e mundit të tyre.
Prezent ishte edhe drejtori i Bujqësisë, z. Rifat Stojkaj ku tha se komuna jonë do të jetë afër bujqve për të siguruar një proces të mbarë e të sigurt të korrjeve. Po ashtu, jemi të përkushtuar të monitorojmë këtë fazë me kujdes.
I urojmë të gjithë fermerëve një sezon të suksesshëm, me bereqet e mbarësi!