Viti i ri shkollor në fshatin Lumbardh do të fillojë me kushte të reja dhe infrastrukturë moderne. Ndërtimi i shkollës së re është drejt përfundimit, ndërsa aktualisht janë duke u vendosur rrethojat e objektit, për të garantuar sigurinë e nxënësve.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit të Komunës së Deçanit për përmirësimin e kushteve në arsim dhe krijimin e hapësirave të denja për mësim.
Falënderojmë Kryetarin e Komunës, z. Bashkim Ramosaj, për angazhimin e vazhdueshëm në investimet për shkollat e komunës sonë.