Më të lumtur se kurrë ne jemi sot sepse kjo është ëndërr të cilën falë kryetarit të komunës z.Rsim Selmanaj u shndërrua në realitet, kështu than banorët e fshatit Papiq, të komunës së Deçanit.
Në përurimin e përfundimit të punimeve për asfaltimin e kësaj rrugë i pranishëm ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, më bashkëpunëtorë ,dhe banorë të këtij fshati.
Në këtë ceremoni përurimi kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se premtimet e dhëna që banorëve të këtij lokaliteti të ju sigurohet infrastruktura rrugore dhe krijimi i kushteve më të mira për të jetu , ne si komuna e kemi realizua dhe do të vazhdojmë edhe më tuje që infrastrukturën rrugore në të gjitha fshatrat ta përmbyllim sa më parë që është e mundur tha kryetari Selmanaj .
E në anën tjetër Prof.Ymer Gashi, një herit edhe përfaqësues i këtij fshati tregon se ditë më të mirë se kjo në jetën e tij nuk kishte përjetua e kjo më vet faktin se një herë e përgjithmonë për mbi 200 banorë sa jetojnë në këtë fshatë nuk e kanë problem qarkullimin qoftë në këmbë apo më makina .
Ndryshe ky investim i përuruar sot kapë vlerën mbi 90 mijë euro të ndara nga buxheti i komunës se Deçanit dhe rruga e cila është përuruar sot lidhë dy fshatra fshatin Prapaqan-Papiq.