Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.VIII
Deçan,dt.18.09.2019
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e VIII-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,25.09.2019/e mërkure/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2020,
- Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2020,
- Inicimi i procedurës për zyrtarizimin e Pleqes si vendbanim,
- Inicimi i procedurës për themelimin e “Ansamblit të valleve” dhe emrimi i këtij Ansambli,
- Propozim vendim për kompenzimin e pronës së familjes Kuçi nga Deçani e cila i është marrë për zgjerimin e rrugës Deçan-Hulaj,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.