“Përmirësimi i ofertës turistike ne Zonat Malore ne mes te Kosovës dhe Shqipërisë” ishte tema e ekspozitës së hapur sot në Hollin e Pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan , ku janë prezantuar fotografi të vjetra të komunave Gjakovë, Junik, Deçan dhe Pejë të cilat paraqesin trashëgimin kulturore të këtyre komunave .Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të projekteve të IPA 2017 që zbatohet nga ALCDF, KDC dhe MRFP.
Qëllimi i kësaj ekspozite është rritja e kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit në rajonin ndërkufitar duke synuar zhvillimin ekonomik të tij nëpërmjet promovimit të Trashëgimisë Kulturore, historike dhe natyrore.