Ndonëse në rrethana krejt ndryshe sot Komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj,bashkë me Kryetarin e Komunës z.Bashkim Ramosaj,Kolonel.Abdyl Mushkolaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ,zyrtar komunal,familjarë të Dëshmorëve,Invalid e Veteran të Luftes së UÇK-së në Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, shënuan 24 marsin e vitit 1998, datë që shënon Betejën e lavdishme të Gllogjanit. Në atë përballje ranë në altarin e lirisë Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj e Gazmend Mehmetaj për të mbrojtur atdheun dhe 24 marsin e vitit 1999 nderhyrjen e forcave të NATO-s mbi caqet serbe.
Lavdi dëshmorëve të kombit !