Kanë nisur punimet për asfaltimi e rrugëve në brendi të fshatit Kodrali . Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ,bashkë më mbikqyrësinë e projektit të rrugës së fshatit Kodrali z.Xhevdet Morina, dhe me përfaqësues të këtij lokaliteti kanë inspektuar ,në këtë rrugë si dhe janë diskutuar të gjitha aspektet e implementimit te këtij projekti përfshirë këtu edhe aspekte pronësore .
Sipas punë kryesit të kësaj rruge punimet po ecin sipas dinamikes së paraparë .Në një takim që është mbajtur në zyrën e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të FAO-së, përfaqësues të ndërmarrjeve kontraktuese të projektit, si dhe mbikëqyrës të punimeve , është diskutuar për intensifikimin e punimeve në Tregun Regjional të Kafshëve.