Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajte takim III-të të rregullt
më të vetmen pikë të rendit të ditës :
Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit ,
Të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli rajonal dhe lokal , OSBE, UNMIK, KFOR ,klerik fetarë dhe përfaqësues te të gjitha komuniteteve .
Gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, pas rastit të fundit i cili ndodhi në mëngjesin e 18 Prillit 2016, ka shqetësuar banorët e komunës së Deçanit, kështu tha kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, në fillim të këtij takimi . Pasi që fjalën ja kaloi komandantit të stacionit policor në Deçan Tog/Sejdi Dobraj, ai i njoftoi të pranishmit për rastin i cili ka ndodhur më 18 Prill 2016, ku ka humbur jetën një qytetar i komunë së Deçanit, nga një pjesëtar i policisë së Kosovës ku fillimesh shprehi ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe keqardhje për rastin e ndodhur nga përfaqësuesi i policisë duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rastin ndërsa faljen e fundit do ta thotë gjykata. Ndërsa përfaqësuesi i shoqërisë civile Adem Lushaj tha se si qytetar gjithmonë mbështetemi tek policia dhe du më besu se ky rast nuk i ka zbehur raportet mes policisë dhe qytetarëve. Ndërsa propozoi që sa më shpesh policia të frekuentojnë rrugët ku janë shkollat sepse kohëve të fundit vërehet disa persona si lloj huliganesh që sillen rreth shkollave dhe pos kësaj kërkoi që të respektohet rregullorja e miratuar nga asambleja komunale për respektimin e orarit në lokalet afariste .
Zv.Komandant i Stacionit në Pejë dhe Shef i Operativës Nexhat Gutiq tha se pa e zgjatur shumë në fjalimin time du të ju them se rasti është në procedim në kuadër të inspektoratit policorë dhe zhvillimit të hetimeve për rastin e ndodhur prandaj shpresojmë se të gjitha detajet do të sqarohen nga gjykata .
Ndërsa përfaqësuesi i manastirit të Deçanit Petar Rojeviç, tha se duhet përshëndetur nismën mes DKAS-së dhe OSBE-së për vizitat e bëra më nxënës të shkollave të mesme dhe atyre fillore në Manastirin e Deçanit, jam ndjerë i kënaqur më intelegjencën e tyre me pyetjet e parashtruara dhe interesimin ndaj Manastirit si tempull fetar.