Kryetari i Komunës së Deçanit , z.Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin z.Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë prit në takim Kolonel .Natale Gatti më bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj tha se situata e sigurisë në Deçan është e qetë dhe nuk janë paraqitur probleme të natyrave ndëretnike lirshëm mund të konsideroi që është komuna më e qentë në vend.
Ramosaj duke e vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Komunës dhe KFOR-it, shprehi gatishmërinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt për qytetarët duke e njoftuar Kolonel .Gatti për projekte të cilat janë realizuar njëkohësisht edhe punët që na presin ketë vit vështirësitë dhe specifikat e punës sidomos në sektorin e Turizmit ku prioritet e Komunës është zhvillimi i kësaj fushe . .
Në anën tjetër edhe Kolonel .Natale Gatti, falënderoi kryetarin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim çdo herë që është e nevojshme.