Përfaqësues të Subjekteve Politike që veprojnë në Komunën e Deçanit,përfaqësues të shoqërisë civile, dhe të shoqatave të Dala nga Lufta e UCK-së, si dhe zyrtarë Komunal, të gjithë këta pjesë e këshillit organizativë , u janë takuar me anëtarë të Komisionit parlamentar të Mjedisit,si Nait Hasani ,Sevdije Lama dhe anëtar tjerë , për të kërkuar mbështetjen e këtij komisioni dhe të deputeteve të Parlamentit të Kosovës , në mbrojtjen e pronave që Ish pushteti Jugosllavë për mes një vendimi ja falë manastirit të Deçanit 23 hektarë tokë.
Në këtë takimi i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, i cili tha se ai do të vazhdoj të jetë në përkrahje të interesave të qytetarëve të komunës së Deçanit, dhe se nuk do të dorëzohet para asnjë presioni nga diplomatet e Huaj. Ndryshe në këtë takim u bë e ditur se organizimet në kundërshtim të vendimit të dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, do të vazhdojnë në forma të ndryshme ditët në vijim.