Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti përfaqësuesve të OSBE-së
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shaban Pejqinoviq tregoi për punën e zyrës së ZLK-së ku beri të ditur se gjatë ketë muaji nuk kanë pas ndonjë krekës e cila vlen të ceket në takim posa konsultimeve më palët po ashtu bëri të ditur se në fshatin Gramaqel është përfunduar projekti i kanalizimit investim i IOM në bashkëfinancim më komunën e Deçanit .Ky projekt ka zgjidhur një here e përgjithmonë problemin e ujërave të zeza për komunitetin egjiptian.
Në ketë takim u bë e ditur se kërkesa e këtij komiteti për ndihmë familjes Qekiqi, është në diskutim dhe presim së shpejti një dritë të gjelbër ne ketë drejtim . Në të ndryshme janë diskutuar edhe një sere temash njëra nder to është edhe mungesa e ujit të pijes për disa fshatra dhe dyshimet për ujin e kontaminuar ku disa familje në fshatin Kryeshec dhe Dubovik dyshohet të jen infektuar nga uji i pijes..
Takimi i këtij komiteti mbahet muajin e ardhshëm.