Nezir Balaj, zyrtarë për kthim në Komunën e Deçanit, ka raportuar para komitetit për periudhën Janar- Dhjetor 2012, sipas Balajt brenda kësaj periudhe janë riatdhesuar 167 familje, ku 123 nga to kanë përfituar artikuj ushqimore e higjenik, një familje i është ndërtuar shtëpia e re, 2 familjeve u janë riparuar shtëpitë,4 familjeve u është bërë akomodimi ku tri prej tyre u është vazhduar edhe për vitin 2013, ndërkaq njëra familje ka emigruar sërish jashtë, 3 familjeve u është aprovuar nga një plan biznesi. Zyrtari për kthim po ashtu bëri të ditur se ka kërkesa edhe për riatdhesim të familjeve të tjera gjatë viti që sapo kemi hyrë, dhe se për këtë fakt është formuar një komision dhe ka bërë planin për këtë vit.
Ndërkaq, kryesuesja e Komitetit për Komunitete Vesna Ilic Spalevic njoftoj se është bërë përpjekje maksimale për të arritur një mundësi që të bashkëbisedojnë mes veti banorët e fshatit Lloqan me të zhvendosurit gjatë lufte nga ky fshat të komunitetit serb, por Ilic Spalevic tha se kjo për momentin është e pa mundur pasi që Banorët e Rajonit të Vokshit kusht primar kanë gjetjen dhe identifikimin e rreth 50 personave të zhdukur gjatë luftës në këtë rajon.