Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, z. Rifat Stojkaj, prita në takim udhëheqësit e KRU “Drini i Bardhë”, me të cilët nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi.
Nga sot, Komuna e Deçanit do të mbulojë plotësisht taksën ujore për ujitje për të gjithë fermerët. Pjesa tjetër e marrëveshjes fokusohet në pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha kanaleve të ujitjes në territorin e Komunës së Deçanit.