Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 si dhe nenit 41 dhe 74 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëjmë këtë:
N J O F T I M
Komuna e Deçanit e organizon takim publik me qytetarët e Komunës së Deçanit.
Data: 21 Qershor 2021 ( e Hëne)
Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës
Ora:11:00
T A K I M P U B L I K
Me qytetarët e Komunës së Deçanit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës ,Asamblistët dhe Drejtorët e Drejtorive, ju mirëpresin në takimin publik me qytetarë, në të cilin do të diskutohet për çështjet që i preokupojnë qytetarët , për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për çështjet lidhur më realizimin e synimeve programore të komunës gjatë vitit 2021.
Qytetarë të nderuar , është në interesin tuaj që të merrni pjesë në këtë takim publik për secilin person apo organizatë me interes në komunë dhe të kontribuoni drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve të Komunës së Deçanit .
Pjesëmarrja Juaj është e mirëseardhur !