Në këtë tubim morën pjesë figura politike, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët e kujtuan z. Bojku si njeri të urtë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj komunës.
U vlerësua kontributi i tij i çmuar në zhvillimin e Deçanit dhe përkushtimi që ai tregoi gjatë gjithë shërbimit të tij publik.
Komuna e Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bojku dhe gjithë qytetarët.
Nderim jetës dhe veprës së tij.