Drejtorati për Arsim në Deçan
07 Nr.4402.
Deçan , dt.22.02.2017
Në bazë të kërkesës së SH.F.M.U. “ Kuvendi i Verrave të Llukës ““ në Llukë e Epërme , konform dispozitave të nenit 8 pika 1 dhe 2 të Ligjit të punës Nr03/L-212, si dhe nenit 5 pika ( c ) të Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Drejtorati për Arsim në Deçan, shpall :
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lir të punës në Institucionin edukativo Arsimor aftësues në këtë Institucion:
I. SH.F.M.U. “ Kuvendi i Verrave të Llukës “ në Llukë e Epërme.
1. Një mësimdhënës të lëndës Gjuhë dhe Letërsi Shqipe për 10 orë mësimi në javë me kohë të caktuar deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi mjekësor.
KUSHTET : Kandidatët e interesuar për konkurrim për këtë vend të lirë të punës duhet të kenë kualifikimin përkatës Fakultetin e Edukimit – Bachelor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe..
Dokumentacionii i nevojshëm për konkurrim :
– Çertifikata e lindjes ( apo kurorëzimi për femrat e martuara),
– Diploma e shkollës së kryer në origjinal apo e legalizuar dhe
– Vërtetimi mbi përvojën e punës në Arsim.
Të drejtat dhe përgjegjësit e punës parashihen në kontratën e punës me rastin e punësimit.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtoratin për Arsim në Deçan.
Konkursi mbetet i hapur në afat kohor prej 8 ditësh nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik ditor.