E ndertuar në vitin 2015 , ura e cila ju mundëson kalimin e Lumit -Lumbardh,për tek uji i thartë qytetarëve të komunës së Deçanit , sot i kalon në kompetencë komunës së Deçanit mbase deri më tani është mirëmbajtë nga KFOR-i Italian. Të pranishëm në ketë solemintit ishin i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , më bashkëpunëtorë , ambasadori Italian në Kosovë , shkëlqesia e tij Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i misionit në Kosovë gjenerali i Divizionit Lorenzo D’Addario , përfaqësues të klerit fetarë, ushtarak , asambleistë dhe qytetarë të shumt
Prerjen e shirit të kësaj ure dhuratë nga Kontigjenti Italian e bëri i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj dhe Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Daniele Pisani .
Kjo urë e ndërtuar në vitin 2015 nga njësiti Italin , në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) ,kishte për qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit dhe më gjer.
Që nga viti 2015 kjo urë ju mundësoi qytetarëve një qasje më të lehët , duke e quajtur edhe ,,Ura e Italianëve’’
Kjo urë është 24 metra e gjatë dhe 4 metra e gjere .Kjo dhuratë është pjesë e veprimtarive të bashkëpunimit civil dhe ushtarak të kryera nga kontingjenti Italian , i cili prej vitit 1999 ka vepru në këto vende nën ombrellën e NATO-s , përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt.
I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se në kemi ndërtuar ura bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi më KFOR-in Italin që nga përfundimi i luftës së fundit duke realizuar projekte të përbashkëta në bashkëfincim më Komunën e Deçanit,ku u jemi shumë mirënjohës pos misionit paqësor që keni ju këtë mision e shëndërroni edhe në bashkëfinancim për realizim projektesh në të mirë të qytetarëve te Komunës së Deçanit e që du me besu se do të vazhdojmë edhe në te ardhmen te realizojmë projekte të përbashkëta tha Ramosaj.