Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e OSBE-së: z. Cristiano Barale, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë, z. Aleksandar Vasiljević, Zyrtar Ndërkombëtar për Demokratizim, si dhe z. Ylber Veseli dhe z. Lavdim Lajqi, Zyrtarë Vendorë të Programit.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin institucional, forcimin e demokracisë lokale dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Kryetari Ramosaj vlerësoi lart përkushtimin e OSBE-së dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit dhe rritjes së transparencës institucionale.