Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,nënkryetari z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, bashkë më Ministrin e Kulturës Rinis dhe Sportiti z.Kujtim Shala, kanë bër inspektimin e punimeve në Palestren Sportive ,,Ruzhdi Ramosaj ,, në Isniq të Deçanit si dhe shtëpinë –muze të Vëllëzëre Gervalla në Dubovikë.
Kryetari i komunaës z. Rasim Selmanaj, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në në këto projekte kapitale është i mirëseardhur dhe e falënderon ministrinë për përkrahjen. Përmes mbështetjes së ministrisë, Komuna e Deçanit ka përfituar jashtëzakonisht dhe kjo ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës kulturore e sportive.Edhe ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit z.Kujtim Shala nga afër ka pa punimet që po zhvillohen në Sallën e Sporteve të Deçanit, i cili ndodhët në fazën finale dhe ku ministria do të investojë edhe rreth 400 mijë euro.
Ministri Shala po ashtu inspektoi edhe investimet që po bëhen në projektin e rrethojës së stadiumit të Deçanit, projekt i cili do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen edhe tribinat e stadiumit më kët rast tha se jamë i kënaqur me dinamikën e punëve që janë realizuar në këto dy projekte kapitale që janë investim i MKRS-së . Sportistët deçanas do të kenë dy hapësira të cilat kanë qenë të nevojshme, e që do t’u japin mundësinë të garojnë në sporte të ndryshme.
Nga këtu kanë vazhduar edhe inspektimin e punimeve në fshatin Dubovik, në vendlindjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës . Ministria ka investuar rreth 50 mijë euro në kuadër të projektit të restaurimit të tërësishëm të kompleksit të vëllezërve Gërvalla në bashkëfinacim më komunënë e Deçanit . Vitin e ardhshëm parashihet që ky kompleks të shndërrohet në shtëpi-muze, e që vizitorëve të interesuar do t’u mundësohet të mësojnë më shumë për vëllezërit Gërvalla.