Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,më stafin e tij ka pritur sot në takim shefin e Operimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë z. Christof Stock.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar një serë temash më interes për komunën e Deçanit, dhe mundësit e financimit të projekteve edhe në të ardhmen në komunën e tonë.
Pas takimit të përbashkët në objektin e komunës kryetari Selmanaj , bashkë më Stock , kanë qëndruar edhe në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’, ku bashkë më drejtorin e këtij institucioni z.Bekim Vishaj , dhe drejtorin e DKA-së,z.Qazim Maloku , kanë bërë përurimin e punimeve në Gjimnazin dhe të Palestrës Sportive në këtë institucion.
Më këtë rast i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , tha se investimet në këtë shkollë rrisin edhe cilësinë mësimore më vet faktin se janë krijuar kushte më të mira si për nxënës poashtu edhe për mësimdhënës andaj unë si i pari i komunës u jam mirënjohës BE-së ,për këtë investim dhe z.Stock, për prezencën e tij sot që bashkë të shohim se ky fond i ndarë është investuar në vendin e duhur .
Edhe vet shefi Operimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë Christof Stock,tha se këtu shoh një numër të madh të nxënësve për të cilët nga ky fond u janë krijuar kushte më të mira për mësim poashtu edhe për personelin mësimor andaj të investosh në një institucion të dijës do të thotë shumë dhe jam shumë i impresionuar më pritjen që më është bërë.
Vlera ë këtij projekti kapë shifrën 450 mijë euro të ndara nga fondi i BE-së. Dhe ky investim ka krijuar kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimxënje për mbi 1000 nxënës sa numëron ky institucion.