Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , nënkryetari z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në vizitë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, ku së bashku kanë vizituar nga afër punimet në ndërtimin e rrugës nacionale Deçan- Plavë.
Kryetari Selmanaj , tha se ,,Dëshiroi të them se vizita e Ambasadorit Minxhozi, është një vizitë e veçantë më vet faktin se ka qenë i përkushtuar maksimalisht që projekti i rrugës Deçan-Plavë me qenë i suksesshëm , unë kërkova nga Ambasadori përkrahje që rruga Deçan-Plavë me qenë prioritet edhe në Kosovë por edhe në Shqipëri .Mbesim me shpresë që sa më shumë te jetë e mundur të ndahen mjete në qoftë se qeveria për vitin e ardhshëm ndanë mjete edhe për 10 kilometra dhe këtë vit të përfundohen 4 kilometra dhe besoi se kjo rrugë mandej do të përmbyllet në afat rekord, kurse sa i përket rëndësisë që ka kjo rrugë , ajo është shumë e madhe , jo vetëm që lidh Kosovën me Malin e Zi e Shqipërinë, por ky është hapi me i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, tha kryetari Selmanaj’’
Sot kur jam këtu unë jam i mahnitur më punimet që kanë ecë në ndërtimin e kësaj rrugë duke krahasuar më punimet e bëra një vit më herët , unë si Ambasador do të vazhdoi të ngris zërin për ndërtimin e kësaj rrugë sepse është në interes për tri shtete Kosovë –Shqipëri-Mal i Zi , me ndërtimin e kësaj rrugë jo vetëm që do lidhen këto tri shtete por edhe në do të jemi më afër për zhvillim të turizmit tha nder të tjera Ambasadori Minxhozi.
Paraprakisht Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi në zyrën e tij . Më pas ata së bashku i kanë vizituar edhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, aty ambasadori është njohur me aktivitet e këtyre shoqatave. Abdyl Mushkolaj me këtë rast në shenjë simbolike I ka dorëzuar një flamur dhe emblemat e UÇK-së ambasadorit .