Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtorë , ka pritur në takim përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik( MZHE), konkretisht zyrtaret Ramdan Sejdijaj, Drejtori i ndërmarrjeve publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE),Agim Thaçi, dhe Isni Komonin, poashtu edhe drejtorin e ndërmarrjes,, Higjiena’’ në Deçan, Sadik Ismajlal. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një serë temash sa i përket mbështetjes së projekteve për riparimin e gypave të ujit të pijes aty ku janë tashmë të nevojshëm ,trajtimin e ujërave të zeza në ato fshatra ku nuk ka kanalizim etj .Poshtu është diskutuar edhe lidhur më ndërmarrjen publike,, Higjiena ’’, në Deçan lidhur më një zgjidhje sa më të shpejt të statutit të kësaj ndërmarrje.