Në kuadër të thirrjes së BE-së , për projekte të përbashkëta ndërkufitare Kosovë-Mali i Zi , komuna e Deçanit sebashku me partneren e sajë komunën e Bjlello –Poljes nga Mali i Zi, janë përfitues të një projekti të përbashkët ku komuna e Deçanit , ka partner ne realizimin e këtij projekti Grupin Lokal të Veprimit ,,Gjeravica ’’.
Në kuadër të këtij projekti është synimi i prodhimeve ekologjike perimore dhe pemtare , trajnimi i fermerëve për prodhime ekologjike , vizita të ndërsjella , si ndërtimi i tregut të prodhimeve ekologjike .Funksionimi i këtij tregu behët nëpërmes panellave djellore që ka për qellim shfrytëzimin e energjisë diellore-ekologjike.
Pas trajnimeve dhe prodhimeve ekologjike nga fermerët e komunë së Deçanit , ku prodhimet e tyre fermerët do ti prezantojnë dhe shesin ne tregun ekologjik qe pritet të ndërtohet gjatë vitit 2016. Vlera e projektit të cilin e ka nënshkruar sot kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , kapë shumën rreth 189.000 €
Zyra për Informim dhe Komunikim !