Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, sot ka organizuar pritje për z.Shpejtim Ahmetaj , fituesin e titullit të kampionit botëror në KIK-BOX,në versionin WKU i cili ditë më parë ka mposhtë hungarezin, Dezsco Backos, poashtu edhe KIK-BOX z.Arben Iberhysaj,i cili ka fituar në kategorinë 90 kg në të mbajtur ditë më parë në “Nata e gladiatorëve të Kosovës
WKU ’’ në Gjakovë.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Fatmir Makolli – Kryetar i Federatës së KIK-BOX-it të Kosovës , Halil Kurhasku –Kryetar i Klubit ,,Sport Center ’’, në Gjakovë, dhe Lekë Ramoja Trajner , sportistë deçanas dhe zyrtarë të tjerë .
Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, pos që i ka nderur më mirënjohje të veçantë ,, z.SHPEJTIM AHMETAJ Fitues i titullit të kampionit botëror në KIK-BOX në versionin ËKU në “Nata e gladiatorëve të Kosovës WKU “ në Gjakovë, dhe z.ARBEN IBËRHYSAJ, Fitues i vendit të parë në kategorinë 90 kg në KIK-BOX në versionin WKU në “Nata e gladiatorëve të Kosovës WKU ’’ në Gjakovë , nder të tjera tha se titulli që mbanë Shpejtim Ahmetaj ,nuk është nderë vetëm për Komunën e Deçanit, por për gjithë Kosovën.
Me këto rezultate duhet të krenohemi të gjithë, sepse ,të jesh kampion botëror në KIK-BOX,në versionin WKU, nuk është e lehtë.
Ne si komunë, kemi mbështetur në përgjithësi sportin deçanas , në rastin konkret z.Shpetim Ahmetaj ,e kemi përkrah më shumën 1000 euro, por ,këtu ju premtoi se do të përkrahim edhe klubin e KIK-BOX ,,Shkëlzen Haradinaj ’’ më 1000 euro , por kjo mbështetje e jona nuk mjafton për të arritur rezultatet edhe mëtutje andaj kërkojmë edhe nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit (MKRS), që te përkrahë djemtë si Shpejtim Ahmetaj dhe Arben Iberhysaj, dhe shumë sportistë tjerë që ka komuna e Deçanit sepse më rezultatet e tyre ne prezantohemi në gjithë boten.
E në anën tjetër Kryetar i Federatës së KIK-BOX z.Fatmir Makolli , tha se unë dëshiroi që të falënderoi kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj , i cili po vazhdon të mbeshtes sportin në përgjithësi por edhe në këtë rast duke ju organizuar edhe pritje dhe nderim më mirënjohje të veçanta . Në si federate e KIK-BOX, kërkojmë dhe i bëjmë thirrje nga ky takim Ministrisë së Kulturës Rinis dhe Sportit , të gjej mjete të përkrah një sportist sikurse Shpetim Ahmetaj, i cili është dhe kampin bote në KIK-BOX , që të ec tutje për të mbrojtur ngjyrat e këtij titulli dhe për të sjell edhe suksese të reja. Edhe vet sportisti Shpejtim Ahmetaj, duke falënderuar kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj , për mbështetjen dhe për nderin që i bën duke e nderuar më mirënjohje të veçantë , nder të tjera tha se nuk do të ndalem , do të punoi më të gjitha forcat që kam kuptohet do të drejtohem jo vetëm në komunën time por edhe në Ministri që të kam më shumë përkrahje për të sjell edhe më tutje suksese të reja për vendin tim dhe për gjithë Kosovën. Edhe Arben Iberhysaj tha se unë jam në rrugë të mirë drejt sukseseve të reja, kjo është një fitore e radhës dhe synimet e mija janë që vendit tim ti sjell medalje sikurse kolegët e tjerë.