Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , më bashkëpunëtorë sot ka takuar zyrtar nga KDS-it Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, kërkoi nga KEDS-i dislokimin e shtyllave të cilat pengojnë zhvillimin e projekteve infrastrukturore ne zonën urbane dhe ne zonën rurale, pos dislokimit të shtyllave kryetari kërkoj dislokim te trafove të cilat janë në pozita ku pengojnë zhvillimet e projekteve siç është rasti tek Kompleksi i Dëshmorëve në Carrabreg të Epërm.
Ramosaj tha se kemi nevojë për ndërhyrje urgjente në disa fshatra sepse dëmtimi i shtyllave dhe rrjetit elektrik rrezikon edhe jetën e banorëve kur tashmë jemi në fillim të stinës së dimrit.
Nga zyrtarët e KDS-it u premtua se kërkesat e komunës së Deçanit,do të shqyrtohen dhe do të shikohet mundësia e intervenimit sa më shpejtë që të jetë e mundur , duke ber të dituar se komuna e Deçanit në vitet në vazhdim do të jete përfituese e shumë investimeve nga KEDS-i .