Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj priti në takim Ambasadoren e Kosovës në Pragë, znj. Albesiana Iberhysaj.
Biseduan për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti ynë, si dhe për projektet dhe punët që i kemi arritur si komunë.
Njëkohësisht e përgëzoj Ambasadoren për punën dhe angazhimin në përfaqësimin e Kosovës në qytetin e Pragës, në Çeki.
Faleminderit për vizitën dhe pres që bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve tona të vazhdojë gjithmonë!