Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, priti sot në takim kampionët e garave Rajonale dhe Republikane në hendboll – ekipin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, të cilët për të pestin vit rresht po e mbajnë titullin e kampionit.
Gjatë takimit u shkëmbyen biseda të këndshme dhe urime për këtë arritje të jashtëzakonshme sportive, e cila na bën krenarë të gjithëve.
Kryetari Ramosaj vlerësoi punën, disiplinën dhe përkushtimin e sportistëve të rinj, trajnerëve dhe stafit të shkollës, duke theksuar se suksese të tilla janë shembull frymëzimi për gjithë të rinjtë e komunës sonë.
Përgëzime për këtë fitore të merituar vazhdoni të qëndroni shembull i suksesit, bashkëpunimit dhe shpirtit sportiv!