Kryetari i Komunës, z Bashkim Ramosaj priti në takim Era Loshaj, Alpi Tahirsylaj dhe Jon Loshaj, tre kampionët e vegjël të Klubit të Skitarëve “Mariashi – Deçan”, të cilët shkëlqyen në garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, të mbajtur në bjeshkën e Belegut.
Kryetari Ramosaj u shpreh jam thellësisht krenar për suksesin tuaj dhe ju siguroj se do të vazhdojmë t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës tuaj drejt ëndrrave.