Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe njëherësh Shefin e UNMIK-ut, Peter Due, së bashku me zyrtarët e zyrës rajonale në Pejë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet aktuale në komunë, sfidat me të cilat përballet komuna, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional.
Kryetari Ramosaj falënderoi z. Due për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që UNMIK ka luajtur dhe vazhdon të luajë në vendin tonë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit dhe stabilitetit.