Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me bashkëpunëtorë, priti sot në takim znj. Eliza Hoxha, përfaqësuese e platformës “Liria ka Emër”, me të cilën u diskutua për marshin paqësor “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
17 Shkurti është ditë e sakrificës, e lirisë dhe e dinjitetit tonë kombëtar. Në këtë frymë, ky marshim përfaqëson një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme, për respektimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti ynë.
Zëri qytetar, i shprehur në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, është pjesë e demokracisë dhe forcë e shtetit të së drejtës. Drejtësia duhet të jetë mbi çdo agjendë politike, ashtu siç është liria mbi çdo interes.