Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj dhe drejtorin e Arsimit, Besnik Hulaj, vizituam shkollën fillore “Lan Selimi” në Lumbardh, ku pas përfundimit të ndërtimit të objektit të ri, tashmë po shkohet drejt përfundimit punimet për rregullimin e oborrit dhe ndërtimin e rrethojës së shkollës.
Po ashtu, vizituam shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës dhe çerdhes publike, një investim shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe familjet tona.
Angazhimi ynë për kushte më të mira për arsim do të jetë gjithmonë prioritet!