Sot vizituam nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve në fshatin Beleg. Ky projekt është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të përmirësuar infrastrukturën e secilës lagje, e secilit fshat.
Me asfaltimin e këtyre rrugëve, jo vetëm që po lehtësojmë qarkullimin dhe lidhjen mes lagjeve, por po krijojmë edhe kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për të gjithë banorët.
Faleminderit banorëve për mirëpritjen dhe durimin gjatë zhvillimit të punimeve.