Kryetari i komunës z.Bshkim Ramosaj , i shoqëruar nga drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar sot paralelen e ndarë të SHFMU,,Isa Boletini’’ në Lëbushë dhe SHFMU,,Isa Boletini’’ në Isniq.
Në të dy takimet janë pritë nga drejtori i kësaj shkollë z.Shaban Mehmetaj , mësimdhënësit dhe nxënësit.
Më ketë raste i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, tha se rregullimi i hapësirave të brendshme në shkollën e fshatit Lëbushë, ka qen mese i domosdoshëm për të ju krijuar kushte më të përshtatshme si nxënësve po ashtu edhe personelit mësimorë , njëkohësisht edhe dekorimi i hapësirave të brendshme të objektit të SHFMU,,Isa Boleti’’ në Isniq, ka qen një nismë e mbarë e vet drejtori dhe stafit mësimorë që të jetë një ambient më atraktiv për nxënës që vijojnë mësimin në ketë objekt nismë e cila duhet të miret model edhe nga shkolla tjera tha Ramosaj.
Edhe vet drejtori i kësaj shkolle z.Shaban Mehmetaj, është falënderues ndaj kryetarit Ramosaj, dhe DKA-së , për mbështetjen në realizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme për këto dy shkolla duke ju krijuar një ambient më komod për nxënës dhe mësimdhënës.