Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka dhënë sot betimin e tij para asamblistëve të ri të dalë nga vota e qytetarëve në zgjedhjet e 03 nëntorit, duke thënë se Unë ,Rasim Selmanaj, ,,betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar I komunës së Deçanit ,me nder,besnikëri,në mënyrë të pa anshme ,me ndërgjegje dhe në pajtim më ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushte për një jetë të qet për të gjithë’’.Po sot betimin e kanë dhënë edhe 27 këshilltaret e ri komunal të subjekteve politike AAK-së , LDK-së, PDK-së , dhe VV-së.
Në fjalën e tij në këtë seancë solemne, Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka deklaruar mes tjerash se do të vazhdojë ritmin e investimeve në komunë, në mënyrë që të përmirësoj jetën dhe mirëqenien e qytetarëve , po ashtu Selmanaj ka deklaruar se do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe për katër vitet e ardhshme.