Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim Komandantin Joint Regional Detachment Centre (JRD-C), Colonnello Francesco Randacio. Gjatë këtij takimi kryetari, Selmanaj e njoftoi Colonnello Francesco Randacio lidhur më zhvillimet në komunën e Deçanit me projekte të cilat janë realizuar deri më tani si dhe ato të cilat janë në fazën e implementimit . Ky ishte një takim njohës për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes komunës së Deçanit dhe KFOR-it.