Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ,ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Francë ,z.Tahir Shabani, i cili shoqërohej nga Profesoresha e Gjuhës Frënge dhe bashkëpunëtore e Shoqatës Miqësia Franko-Shqiptare znj.Kaltrina Ibishi
Mërgimtari Tahir Shabani, i cili jeton dhe punon në Francë , gjatë këtij takimi tha se është dukë berë përpjekje që në një të ardhëm të afërt një delegacion nga komuna e Deçanit, të vizitoi disa vende në Gjenevë dhe nga afër të njihemi më të arriturat e këtij vendi këmbimin e përvojave njëkohësisht edhe krijimin e mundësive të binjakëzimit më komunën e Deçanit.
E në anën tjetër kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, falënderoi z.Shabani dhe Profesoreshën Kaltrina Ibishi, për vizitën e berë në komunën e Deçanit, duke thëne se ne jemi të gatshëm për një bashkëpunim në të ardhmen për vizitat që i planifikoni njëkohësisht dhe për mundësit e ndonjë investimi, dhe binjakëzimi pse jo , duke marr parasysh se diaspora ka dhënë gjithmonë kontribut në zhvillimin e vendit ketë po e bën edhe sot në mënyra të ndryshme.