Mbase ishte takimi i parë i Kolonel / Carry Melanen nga Finlanda, kryetari Selmanaj, ka njoftuar lidhur më investimet në komunën e Deçanit ,projektet e realizuara deri më tani ato të cilat janë në prioritet , njëkohësisht edhe mundësinë e zhvillimit të turizmit në komunën e Deçanit, dhe bujqësisë mbase komuna e Deçanit, ka resurse te mëdha në këto dy sektore. Poashtu janë diskutuar edhe raportet mes Manastirit dhe Komunës. Në përgjithësi kryetari Selmanaj , gjendjen e sigurisë e vlerëson si të qetë . Në këtë bashkëbisedim është diskutuar edhe çështja e migrimit masiv të qytetarëve të disa Komunave të Kosovës, gjë që Komunën tonë nuk e ka atakuar në masë të madhe. Edhe Kolonel / Melanen, pasi e falënderoi kryetarin Selmanaj , për pritjen vlerësoi se bashkëpunimi më komunën e Deçanit, do të vazhdoi edhe në të ardhmen si në aspektin e sigurisë poashtu edhe në investime .