Kryetrari i komunës z.Rasim Selmanaj, ka pritur sot në takim kryetari e SH.K.SH,,Dardania’’ në Mannheim ,z.Gëzim Dacaj , si dhe kryetarin e OVL-UÇK-së Abdyl Mushkolaj.
Gjatë këtij takimi janë njohur më për se afërmi me punën e SH.K.SH.,,Dardania’’në Mannheim të Gjermanisë, ku si shoqatë kanë dhen kontribut të jashtëzakonshëm duke ju ndihmuar familjeve më nevojë në ndërtim dhe riparim të shtëpive duke ndërtuar 6 shtëpi të reja dhe më dhjetëra tjera duke i riparuar vetëm në komunën e Deçanit.
Më këtë rast z.Naser Hoxhaj ,ka njoftuar kryetarin Selmanaj se në Mannheim të Gjermanisë jetojnë me dhjetëra shqiptarë të cilët në vazhdimësi mbledhin fonde në kuadër të shoqatës ,,Dardania’’ dhe ndihmojnë familjet më nevojë në Kosovë.
Hoxhaj tha se ne jemi duke grumbulluar një fond që të ndihmojmë familjet më nevojë në komunë e Deçanit , për çka kërkojmë edhe përkrahjen tuaj ..
Me këtë rast kryetari Selmanaj duke i falënderuar për përkrahjen dhe gatishmërinë si dhe bashkëpunimin në vazhdimësi më komunën e Deçanit tha se ndihma që ju dhuroni më shoqatën ,,Dardanija ‘’në Mannheim për banorët e komunës së Deçanit është e mirëseardhur andaj edhe ne si institucion jemi të gatshëm për bashkëpunim për përkrahjen e familjeve më nevojë .