Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të përfundojnë me sukses provimin e Maturës Shtetërore në afatin e parë, kanë edhe një mundësi shtesë për të hyrë në afatin e dytë të këtij viti shkollor.
Aplikimi për provim mund të bëhet ekskluzivisht përmes platformës digjitale E-Kosova, në periudhën prej 13 deri më 22 gusht 2025.
Testi i Maturës Shtetërore do të organizohet më 28 gusht 2025, në të gjitha qendrat e përcaktuara nga MASHTI.
Ky afat është një mundësi e dytë dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ata që synojnë të vazhdojnë studimet e larta, ndaj i inkurajojmë të gjithë maturantët që të përgatiten me përkushtim dhe të aplikojnë në kohë.
Qoftë ky një hap i mbarë drejt realizimit të ëndrrave tuaja akademike dhe profesionale!