Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete në Komunën e Deçanit, e cila u udhëheq nga kryesuesi z. Shkelzen Berisha.
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Komitetit, përfaqësues të OSBE-së, UNMIK-ut, si dhe drejtori komunal i Arsimit, z. Besnik Hulaj.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan ishin:
1. Rendi i ditës;
2. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Raporti nga Zyra për Komunitete dhe Kthim (ZLK);
4.Raporti nga Drejtoria Komunale për Arsim për regjistrimin e nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme, si dhe fenomeni i braktisjes së shkollimit nga nxënësit e komuniteteve jo-shumicë;
5.Të ndryshme
Z. Shaban Pejcinoviq nga ZLK- ja paraqiti raportin për punën dhe aktivitetet e zyrës në shërbim të komuniteteve.
Ndërsa drejtori i Arsimit, z. Besnik Hulaj, raportoi për ecurinë e regjistrimit të nxënësve dhe sfidat që lidhen me braktisjen e shkollës, veçanërisht nga nxënësit e komunitetit. Ai theksoi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për t’i rikthyer këta nxënës në bankat shkollore.