Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e XI-të me radhë gjegjësisht mbledhjen e VI-të e rregullt të Asamblesë Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të shoqërisë civile qytetareve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Shqyrtimi i Raportit 6 mujor te Drejtorisë për Arsim.
- Nxjerrja e Vendimeve për marrje nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit.
- Marrja e Vendimit për ndërtimin e Palestrës Sportive, Klasëve shtesë si dhe rregullimi i parterit për shkollën “Tafil Kasumaj”(Investitor: Ministria e Arsimit).
- Marrja e vendimit për shpalljen e muajit Gusht, pushim për anëtarët e Kuvendit të komunës.
- Të ndryshme.
Pas miratimit të proqesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhdu me pikat e rregullta të rendit të ditës.
Pika e dytë e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Raportit 6 mujor te Drejtorisë për Arsim për ketë pikë sqarimet duhura janë dhen nga drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, ndërsa kjo pikë është votu me vota unanime.
Seanca ka vazhdu me pikë e trete të rendit të ditës lidhur më nxjerrjen e Vendimeve për marrje nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit. Në ketë pikë është debatuar lidhur më objekte e trashëgimisë natyrore në komunën e Deçanit të cilat janë të shumta por nga Instituti I Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës nga 37 propozime janë vlerësuar që të mbrohen nga IKMN-ja vetëm 17 prej tyre .Pas sqarimeve të dhëna dhe debatit nga asamblesitët edhe kjo pikë e rendit të është votuar më rekomandim nga Asamblea që IKMN-së ti behën kërkesa shtesë në të ardhme për mbrojtje
Me vota unanime janë votuar edhe pika e 4 dhe e 5-të e rendit të ditës .
Në të ndryshme me rekomandim të KPF-së të dt.30.07.2021 është dashtë te diskutohet për:
1.Diskutim lidhur më vendimi i N.P.L ,,Higjiena’’
2.Raporti i Shtabit Emergjent Komunal për situatën e krijuar pas helmimit me ujit të pijes nga dt.11.07.2021
3.Qështja e parkingut në qendër të qytetit dhe menaxhimi i tije
4.Raporti i DBPZHR –për hapjen e kanaleve të ujitjes
Tri pikat e para të rekomandimit të KPF-së do të diskutohen në seancën e radhës ndërsa për piken e katërt lidhur më raportin e DBPZHR-së sqarimet e duhura janë dhen nga drejtori z.Rifat Stojkaj.