Në kuadër të shënimit jubilarë, të 15 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” , ditës së dëshmorëve të zonës Operative të Dukagjinit dhe 14 vjetorit të fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-së mbi caqet e ushtrisë serbe, nën organizim të Komunave të rrafshit të Dukagjinit, me 23 mars në Hallën e sporteve “Karagaq “ në Pejë është mbajtur Turniri I parë ndërkombëtar I Boksit Epopeja e UÇK-së “Heronjtë e Dukagjinit 24 Marsi”. Në fjalën e tij, në hapjen e këtij turniri Dr. Ali Berisha Kryetar I Komunës së Pejës, deklaroi se ky aktivitet sportive I cili u kushtohet të gjithë të rënve në luften e fundit në Zonën Operative të Dukagjinit, do të ketë mbështetjen institucionale që të shëndrohet në një turnir tradicional ndërkombëtarë, kjo mbështetje do ti i’ipet pasi që përmes këtij sporti dhe pjesëmarrjes së Boksierëve gjithëkombëtarë ne realizojmë amanetin e dëshmorëve të kombit” tha mes tjerash Kryetari I Pejës.