Pas kërkesave të një pas njëshme nga qytetarët e komunës së Deçanit, te cilat i janë drejtuar kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj, dhe organeve tjera komunale për masivizimin e lojërave të fatit dhe basteve, sportive , një aksion i cili është ndërmarrë sot ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Pas kërkesës sonë më aksion të përbashkët më datën 05 Maj 2014,drejtuar ATK-së, divizionit të lojërave të fatit , doganës së Kosovës , dhe drejtoratit komunal të Inspekcionit u zhvillua aksion për mbylljen e të gjitha pikave në të cilat janë të jashtëligjshëm dhe në të cilat ushtrohet veprimtaria e lojërave të fatit dhe basteve sportive në komunën e Deçanit thotë drejtori i Inspekcionit z.Halil Tolaj.
Ndonëse u mbyllen 10 sosh nga këto ku 12 operojnë në përgjithësi në komunën e Deçanit, nuk kishte nevojë për asistencen e policisë tregon Tolaj ,sepse edhe vet pronarët e këtyre lojërave janë bindur se kanë funksionuar deri më tani në mënyrë të jashtëligjshme.
Arsyeja kryesore ishte sepse asnjëra nga këto pika të cilat tashmë janë mbyllur nuk i përmbushin kërkesat ligjore sipas nenit 66 pika 2 dhe 4 të ligjit mbi lojërat e fatit dhe udhëzimit administrativ 3/ 2013, për zbatimin e këtij ligji, që ka të bëj më largësinë territoriale të këtyre pikave nga objektet arsimore shkencore , monumentet historike, ato fetare dhe pronat komunale.
Drejtoria e Ispeksionit apelon tek qytetarët e komunës së Deçanit, të cilët vërejnë ndonjë bast apo lojë fati qe operon ne mënyrë ilegale ne ter territorin e komunës së Deçanit, të lajmërohen pranë drejtorisë së Ispeksionit te Kuvendit Komunal në Deçan.