Ushtria Çlirimtare e Kosvës në Zonën Operative të Dukagjinit
(Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj në bashkëpunim me shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së, të (enjten) më 12 shtator 2019, në ora 11:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, promovohet libri i Fetnete (Maxhun) Ramosaj, Ushtria Çlirimtare e Kosvës në Zonën Operative të Dukagjinit
(Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)
Promovimi i këtij libri bëhet pikërisht në ditëlindjen e Fetnetes
Ish-luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja e veprimtarja ,Fetnete Ramosaj, ndrroi jetë e re, por e bëri një histori të tërë për Kosovën. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për mediat e luftës, Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Kosovës “Kosova Press” dhe Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj. Gjatë vitit 1999 ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve “Zëri i Amerikës”, “Deutsche Welle”, “BBC” dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Ka qenë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës deri në vitin 2002, me gradën e koloneles. Nga viti 2013 deri në gusht të vitit 2018 ka punuar në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Prishtinë. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Autore e mbi 15 librave, dhjetra e dhjetra studimeve, e qindra shkrimeve të ndryshme përmes të cilave Fetnetja ishe dhe mbeti penda e historisë sonë kombëtare, zëri i ndërgjegjes së popullit tonë gjatë luftës së UÇK-së e pas saj. Ajo organizoi shumë konferenca në nivel vendor e ndërkombëtar përmes të cilave u promovuan vlerat e Kosovës dhe popullit shqiptar. Realizoi disa ekspozita për luftën në Kosovë, ndër të cilat veçohet ekspozita “Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap në Prishtinë në vitin 2015, në Tiranë e Korçë në vitin 2016. Fetnetja ishte themeluese e disa gazetave por edhe redaktore në dhjetra libra e punime shkencore. Ajo ka qenë denoncuesja më e zëshme e gjenocidit qe kryen forcat serbe në Kosovë. Libri që do të promovohtë më dt.12 Shtator ësht libri i cili sapo kishte dalë nga shtypi kur Fetnetaj edhe iku në Amshim.