Në këtë ditë të shenjtë për çdo qytetar, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari, z. Sami Cacaj, kryesuesi, z. Hajdar Sutaj së bashku me kolegë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë, të cilët me zemër e shpirt festuan këtë përvjetor të lirisë sonë.
17 Shkurti na bashkon të gjithëve në një ndjenjë të përbashkët krenarie, duke na kujtuar se liria është amanet që duhet ruajtur, respektuar dhe ndërtuar çdo ditë me punë, përkushtim dhe dashuri për atdheun. Kjo ditë është dëshmi se Kosova jeton, ecën përpara dhe mbetet shpresë për brezat që vijnë.