Më të vetmen pikë të rendit të ditës sot është mbajte séance e Asamblesë Komunale ku ishte vazhdimësi e seancës së dt 24.06.2016 dhe 27.06.2016 ku edhe është diskutuar pika e rendit të ditës Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,
Në seancën e cila ishte mbajtur më dt 27.06.2016 Asamblea Komunale kishte nxjerrë një komision në këtë përbërje :
1. Faton Lokaj –AAK,
2. Bekë Osmanaj -LDK
3. Agron Demukaj –Ekzekutivi
4. Jashar Dobraj –Kryesuesi I Asamblesë Komunale
Ky komision ka takuar dy palët më te cilët edhe kanë diskutuar lidhur më marrjen e vendimit për ndërtimin e Xhamisë në këtë fshatë .
Anëtarët e komisionit para asamblistëve treguan lidhur mbi ecurinë e takimeve të mbajtura më banorët e fshatit Lumbardh .
Pas diskutimeve të shumta kryesuesi i Asamblesë Komunale z. Jashar Dobraj, e hudhi në votim këtë pikë të rendit të ditës më 15 vota pro 1 Abstenim kjo pikë e rendit të ditës u miratua, ndërsa Grupi i Asambleistëve të LDK –së nuk kanë mare pjesë në procesin e votimit e kanë braktisur seancën më arsyetimin se,,Nuk jemi kundër ndërtimit te Xhamisë , por ne jemi që vet banorët e këtij fshati të arrin konsensuse ‘’
Mbetët që ekzekutivi komunalë të ndajë 15 ari parcelë për ndërtimin e kësaj Xhamie .