Të hënën, në Deçan e Gllogjan përkujtohen 24 Marsi i UÇK-së dhe ai i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Të hënën (më 24 mars) në Deçan dhe Gllogjan, me një varg aktivitetesh shënohet 16-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15-vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në mbështetje të popullit të Kosovës.
E veçanta e këtij përvjetori është, gjithashtu, shpallja e kreut të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit.
Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj që t’i përcjellë këto manifestime të 24 Marsit, sipas agjendës në vijim:
Ora 11:00 – Deçan. Pritja e Kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, në qendër të qytetit dhe homazhe te shtatoret e heronjve të kombit, në Deçan;
Ora 11:15 – Deçan. Pritja e Kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, nga Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj;
Ora 11:30-12:00 – Seanca solemne e Asamblesë Komunale të Deçanit ku z. Lulzim Basha do t’i ndahet Çmimi Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit.
Ora 12:00-13:00 – Gllogjan. Homazhe në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
Ora 13:00–14:00 – Gllogjan. Manifestimi Qendror “Epopeja e Dukagjinit”, në të cilin do të paraqiten kryeprotagonistët e luftës sonë çlirimtare, me përfaqësues institucionalë për t’u pasuar me emra të mirënjohur të estradës gjithëshqiptare, si: Trupa Artistike e Deçanit, “Ansambli Rugova’’ e shumë kënëgtarë të tjerë të estradës sonë. Në këtë manifestim do t’i dorëzohet titulli “Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit” Kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.
Të gjitha këto organizime mbahen nën patronatin e Komunës së Deçanit.
Zyra për informim KK-Deçan
Udhëheqëse e zyrës:Yllarta Thaqi
Kontakt: 044327245 /049844900 /0390361100
Facebook:Rasim Selmanaj https://decan.rks-gov.net/