Në 15 vjetorin e rënies, u përkujtuan sot dëshmoret e Kombit të fshatit Drenoc Rexhep Mazrekaj, Selmon Dukaj dhe Ahmet Baqaj. Pranë varreve ku pushojnë në përjetësi këta dëshmorë të Kombit, në Drenoc të Deçanit, kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë e qytetarë, bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule. . Nderi dhe krenaria u takon dëshmoreve ndërsa ne kemi obligim që ti nderojmë në çdo përvjetor dhe të përkujdesemi për familjet e tyre sepse amaneti i tyre ishte Kosova e Lirë që në e gëzojmë sot kështu tha i pari i komunës z.Rasim Selmanaj në këtë përvjetorë.